February 1, 2023
Portali Shprehja

Erdogan, thirrje Putinit: Në Ukrainë duhet një armëpushim e bisedime për paqe

Presidenti turk, Rexhep Erdogan, ka mbajtur ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin. Temë e bisedës, siç raporton Reuters, kanë qenë tentativat për paqe mes dy palëve.

Erdogan raportohet t’i ketë thënë homologut të tij rus se lufta në Ukrainë ka nevojë për një armëpushim të njëanshëm dhe një vizion për një “zgjidhje të drejtë.”

Në një deklaratë të lëshuar thuhet se dy liderët kanë diskutuar edhe për energjinë dhe për korridorin e grurit në Detin e Zi. Presidenti turk i ka thënë po ashtu Putinit që duhet të merren hapa konkretë për të larguar militantët kurdë nga rajoni në kufi me Sirinë.

.

Të Ngjajshme

Nëse doni veprim maksimal shërues, atëherë në këtë mënyrë duhet ta konsumoni hudhrën!?

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Leave a Comment