September 29, 2023
Portali Shprehja

Erdogan: Turqia pret që BE-ja të përmbushë detyrimet e saj të neglizhuara prej kohësh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia pret që Bashkimi Evropian  t’i përmbushë detyrimet e saj të neglizhuara prej kohësh ndaj vendit.

“Natyra gjithnjë e më komplekse e sfidave rajonale dhe globale tregon se ekziston një nevojë për t’i çuar përpara marrëdhëniet Turqi-BE mbi një bazë të shëndetshme”, tha presidenti Erdogan në fjalën e tij në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York.

“Ne presim që BE-ja të fillojë të përmbushë detyrimet e neglizhuara prej kohësh ndaj vendit tonë”, theksoi presidenti turk.

Turqia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 1987 dhe ka qenë vend kandidat që nga viti 1999. Negociatat për anëtarësimin e plotë filluan në vitin 2005, por viteve të fundit kanë ngecur për shkak të pengesave politike të ngritura nga disa vende.

.

Të Ngjajshme

Turqia nis furnizimin me gaz natyror për Moldavinë

Zbulohet kush e vendosi tritolin te lokali i Noizy-t

(VIDEO) Sulm me armë në Roterdam, disa të vdekur dhe të plagosur

Leave a Comment