February 1, 2023
Portali Shprehja

Erdogan: Vazhduam përpjekjet për zbutjen e tensioneve mes Kosovës e Serbisë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se vendi i tij ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, presidenti Erdogan gjithashtu tha se Turqisë ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnjë e Hercegovinë.

“Ne vazhduam përpjekjet tona për të zgjidhur bllokimin politik në Bosnjë e Hercegovinë dhe për të lehtësuar tensionin në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Erdogan.

Duke folur për sfidat ekonomike me të cilat u përball vendi i tij vitin e kaluar, Erdoğan u shpreh se “problemi ynë më serioz ishte inflacioni, i cili në bazë vjetore arriti në 64,27 për qind”, duke shtuar se në muajt në vijim kjo normë do të ulet gradualisht.

“Ne do të zbatojmë një program falë të cilit do të ulim inflacionin në 20 për qind”, tha Erdogan.

Ai iu referua edhe ngjarjeve në Brazil, duke thënë se Türkiye dënon dhunën ndaj presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva.

“Dua të shpreh pikëllimin dhe shqetësimin tonë për incidentin e fundit në Brazil. Ne dënojmë dhunën ndaj Lulës, i cili mori në mënyrë legjitime presidencën në zgjedhjet e mbajtura në Brazil,” tha Erdogan./TRT

Të Ngjajshme

Ish-pjesëtari i Wagnerit rus: Ata që refuzonin të luftonin pushkatoheshin, Prigozhin është djall

admin

Një rrugë e Prishtinës të mbajë emrin e Joe DioGuardit

admin

Bie nga ura autobusi i nјë ekipi të futbollit, 4 viktima dhe 29 të lënduar

admin

Leave a Comment