June 7, 2023
Portali Shprehja

Escobar: E rëndësishme që Ballkani të distancohet nga energjia ruse

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara.

“Kosova është një partner jashtëzakonisht i mirë në rajon, është një vend kompetent në marrëdhënien tonë në rajon. Gjithçka që mund të bëjmë për ta thelluar bashkëpunimin, jemi të lumtur ta bëjmë”, tha ai.

Escobar tha se është e rëndësishme për të gjithë rajonin që të distancohet nga energjia ruse pasi Rusia e shfrytëzon atë si armë.

Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës, lidhur me rrezikun e ndikimit të situatës së krijuar në Ukrainë dhe synimeve të Moskës tek Ballkani Perëndimor, Escobar u shpreh optimist për zmbrapsjen e këtyre synimeve në rajon.

“Asnjëherë nuk kemi parë një unitet të tillë që kemi tani brenda NATO-s dhe unitetin që kemi me partnerët tanë evropianë për t’u siguruar që siguria evropiane është përparësia jonë më e madhe. Në këtë kontekst e konsiderojmë edhe Ballkanin Perëndimor dhe besoj që Ballkani Perëndimor do të jetë në rregull”, tha ai.

Ai shtoi se me gjithë sfidat e ndryshme, të gjitha vendet e rajonit kanë përkrahjen dhe vëmendjen e Shteteve të Bashkuara.

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment