December 4, 2021
Portali Shprehja

Është gjetur trupi i pajetë i pasagjerit të 45-të!

Edhe një trup i pajetë është gjetur gjatë kontrollit shtesë në autobusin me shtetas të Maqedonisë së Veriut që u aksidentua në autostradën Struma në Bullgari.

Kështu, numri i viktimave nga aksidenti është rritur në 45, ashtu siç u njoftua në fillim të aksidentit tragjik.

Tact Watches

Informacionin e ka konfirmuar zëvendësi i kryeprokurorit dhe shefi i Shërbimit hetues kombëtar të Bullgarisë, Borisllav Sarafov, njofton BNR, transmeton TV21.

“Në ora 21:15 në mbrëmjen tragjike nëpërmjet “Kapitan Andrevo” kanë hyrë 52 udhëtarë, prej të cilëve 45 i kemi gjetur në autobus, kurse 7 janë në spitalin “Pirogov”, tha aji.

Sarafov tha se edhe hetuesi edhe prokurori të dërguar në Shkup do të qëndrojnë këtu më së voni deri të dielën. Duhet ta dërgojnë dokumentacionin që lidhet me autobusin e djegur dhe profilet ADN të familjarëve të viktimave. Menjëherë pas do të fillojë identifikimi i viktimave të aksidentit./TV21

Të Ngjajshme

Mickoski i shqetësuar: Zaev mund të nënshkruaj edhe një marrëveshje të re me Bullgarinë

admin

Në fundjavë do të mbahet seanca e qeverisë për buxhetin

admin

Despotovski kandidati i katërt për kryetar të LSDM-së

admin

Leave a Comment