November 29, 2021
Portali Shprehja

Është kthyer Twitter profili i ministrit Bujar Osmani

Nga Ministria e Punëve të Jashtme në një përgjigje për TV21 thonë se mëngjesin e sotëm është kthyer Twitter profili i ministrit Bujar Osmani, shkruan TV21. Nga MPJ thonë se profili nuk ka pësuar “keqpërdorim serioz”.

“Në mëngjes është kthyer profili. Përveç fshirjes së disa twittave, në shikim të parë nuk vërehet ndonjë keqpërdorim më serioz”, thonë për TV21 nga MPJ.

Tact Watches

Ndryshse, pak para mesnate, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes profilit të tij në Facebook njoftoi se i është hakuar profili i tij në rrjetin social Twitter. Brenda disa minutave, njoftimi u fshi nga profili i ministrit Osmani, por edhe nga njoftimi i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ndrkaq, në profilin e ministrit Osmani në Twitter tashmë shihet se është kthyer emri si dhe disa postime të mëhershme.

Të Ngjajshme

Takimi me Gashin, Zaev bashkë me Kovaçevskin arrijnë në Klubin e Deputetëve

admin

Gashi para takimit me Zaevin: Ofrojmë shans për dalje nga kriza

admin

Zeqiri nga ASH: O Zot fale Alternativën

admin

Leave a Comment