January 16, 2022
Portali Shprehja

“Është pak dembel”, Capello thumbon Allegri-n: Kthimi tek Juventus ishte një gabim. Duhej të kishte shkuar te…

Kurrë banal dhe gjithmonë thumbues.

Fabio Capello ka thënë mendimin e tij për Massimiliano Allegri-n.

Tact Watches

Ish-trajneri i Milan-it, Roma-s dhe Juventus-it ka komentuar kthimin e trajnerit në shtëpinë e bardhezinjve.

“E shikoj veten tek ai,. Kemi ide të ngjashme: të mos përdorim vetëm një sistem loje, leximin e mirë të ndeshjeve, të fitojmë em zëvendësimet”, ka thënë Capello për Gazzetta dello Sport.

Megjithatë, pas elozheve fillestare: “Kthimi tek Juventus ka qenë një gabim. Kam thënë se Allegri do të ishte bërë një ombrellë mbrojtëse, do të kishte marrë të gjithë kritikat. Dhe kështu ka qenë.

“Ka bërë disa gabime dhe  i është dashur pak kohë për të kuptuar se çfarë duhej të bënte, por rruga e zgjedhur ka qenë më e mira. Max e di gjithmonë ku të shkojë. Është fajtor për vendimin në vetvete: kishte një ofertë nga Real dhe ishte momenti ideal për të shkuar në Madrid.

“Le të themi se Juventus ishte një zgjedhje rehatie. Jashtë Italisë është më e vështirë, duhet të vihesh në diskutim, të zbulosh se lojtarët kanë zakone të ndryshme. Max më duket pak dembel, nuk i pëlqen shumë të lëvizë, preferon ta ketë Livornon afër”.

.

Të Ngjajshme

Juventus, surpriza e janarit: sulmuesi mund të vijë nga Rusia për 5 mln euro!

admin

155 sekonda dhe asist vendimtar! Luis Nani kthehet pas 4 vitesh në Serie A dhe lë gjurmë edhe si veteran

admin

SULM “FARAONIK” | Me dy qindarka, Verona ka shënuar 27 gola me tredhëmbëshin e saj

admin

Leave a Comment