September 22, 2023
Portali Shprehja

Eskalon debati mes hoxhës dhe Matoshit: Hajvan… Shko pije naj birrë

Në emisionin e mbrëmshtëm të emisionit Politiko të kanalit10, ku u diskutua për grevën në arsim, dhe mes tjerash konferencën më të përfolur të 24 orëve të fundit për këtë problem, atë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Një debat tejet i ashpër, ndodhi mes gazetarit Halil Matoshi dhe hoxhës nga Drenasi, Osman Musliu.

Nuk munguan as etiketimet si ‘hajvan’, ‘komunist’ mes tyre.

Replikat:

Musliu: Edhe Halili edhe analisat po flasin sikur me kanë njerëz të shtetit. Si tepër po e rrehin qat telin na jemi shtet laik.

Matoshi: E drejtë edhe liria e shprehjes i përket secilit qytetar, por jo ndaj një Organizate që nuk e lejon Kushtetuta me folë në emër të shtetit. Ti edhe unë kemi të drejtë me folë me në emën të shtetit por jo edhe një Bashkësi fetare sepse ajo bashkësi është e ndame prej shtetit.

Musliu: E gazetarët a kanë të drejtë me folë?
Matoshi: Jo, ai ka të drejtë me folë sepse nuk është i ndamë prej shtetit.

Musliu: E kush është I ndamë prej shtetit, unë jam a?

Matoshi: jo ti si person, Bashkësia Islame o zotni.

Kushtetuta e Kosovës a e pranon BIK si fe, si organizim?

Matoshi: Jo, nuk u bë ligji mbi fetë u dashtë me rregullu, s’u bë hala, Kushtetuta e pranon lirinë e besimit.

Musliu: Po ligji për fe sub ë hala, se nuk lajnë ambasadat..

Matoshi: Jo, nuk është e vërtet, nuk e leni vetveten me u bë.

Musliu: Jo nuk e lajnë komunistat pasha zotin.

Matoshi: E se di që ka komunista, kqyrni ju se unë s’merrem me atë.

Të Ngjajshme

Dalin pamjet/ Policia amerikane vret një 34-vjeçare brenda shtëpisë së saj

admin

Qeveria serbe: Rikonstruimi i pikës kufitare Preshevë-Tabanoc gati në fillim të verës

admin

SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

admin

Leave a Comment