February 8, 2023
Portali Shprehja

Eto’o: “Inter, ke bërë marrëveshjen më të mirë në histori me mua. I thashë diçka Moratit”

I intervistuar nga BeIN Sports, Samuel Eto’o kujtoi verën e vitit 2009, atë të lëvizjes së tij nga Barcelona te Interi. Një shkëmbim që për shumë ishte një nga operacionet më të mira të tregut ndonjëherë.

“Ai më dha një mundësi për të cilën do t’i jem gjithmonë mirënjohës, atë për të hyrë edhe më shumë në historinë e futbollit. Ai lejoi Interin të bënte marrëveshjen më të bukur në historinë e tyre. Shkëmbimi me Zlatan Ibrahimovic ishte më i bukuri në histori.

Kur mbërrita te Inter, i thashë babait tim Massimo Moratti: ‘Më jep dy vjet dhe do të të jap Champions League’”. “Mouriho? Ai është larg çdo gjëje që njerëzit thonë për të. A e dini pse e donim kaq shumë? Sepse ai ishte gjithmonë i sinqertë me ne.

Gjithmonë ndihesha i mbrojtur prej tij, edhe nëse isha në stol për një muaj. Pastaj një Ditën i thashë: ‘José, Samuel nuk shkon në pankinë’ dhe ai u përgjigj: ‘Tani kam lojtarin tim’. Këtu filloi gjithçka”.

.

Të Ngjajshme

Ttrajneri i trajnerëve ndahet nga jeta: ai udhëhoqi Kroacinë e mrekullirave dhe ishte “busulla” e revolucionit!

admin

“Messi e kuptoi menjëherë”, Koeman: Vetëm atij ia pasonte topin

admin

“Askush nuk i afrohet”, Ferdinand: Ja kush është mbrojtësi më i mirë në Premier

admin

Leave a Comment