May 28, 2022
Portali Shprehja

Eto’o siguron: Italia, vendi më pak racist në Evropë. Dhe ndoshta më pak hipokriti…

“Unë ju them se Italia është vendi më pak racist në Evropë”. Kjo është fjalia kyçe e rrëfimit të Samuel Eto’o për “”La Repubblica”. Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës, tani president i Federatës së Futbollit të Kamerunit, u shpreh për racizmin si vijon:

“Nuk është se nuk e kam bërë majmunin të qajë në stadiume, kam pasur probleme edhe në rrugë. Por, Italia është ndoshta vendi më pak hipokrit. Familja ime ka mbetur në Milano, ata në stadium janë minoritete dhe pyes veten pse disa gjëra të shëmtuara nuk kanë mundur të zhduken”.

Tact Watches

Kamerunasi shprehet në favor të bisedimeve për përfaqësitë e tifozëve në klube, në mënyrë që kjo sjellje të ndryshojë me ndërgjegjësim: “Do të ishte hapi i duhur. Ne luajmë për tifozët, ndaj është e drejtë që t’i ndajmë me ta disa vendime. Është një mënyrë për t’u dhënë atyre përgjegjësi dhe për të filluar një dialog”.

“Të ndalosh racizmin do të thotë të luftosh shfrytëzimin”, – specifikon Eto’o dhe flet për ndeshjen integruese që do të organizojë më 23 maj në “San Siro”, me shumë kampionë. Më të mirët e futbollit botëror do të jenë në fushë.

Mes të tjerëve edhe Messi, Puyol, Sneijder, Pirlo, Seedorf, Dybala, Totti, Pippo Inzaghi, Shevchenko, Thuram. “Të ardhurat, – thotë ai, – do të shkojnë për ‘Slums Dunk’, një fondacion që merret me projektet e integrimit në Afrikë përmes sportit.

Nuk dua të flas për futbollin, por për atë që ky sport magjik mund të bëjë për të promovuar integrimin dhe përfshirjen. Është një mjet i jashtëzakonshëm, sepse kalon mbi pengesat dhe i flet të gjitha gjuhët”.

.

Të Ngjajshme

Zbardhet fjalimi motivues i Ancelottit te Real Madridi para finales së Champions-it

admin

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Leave a Comment