June 7, 2023
Portali Shprehja

EURO 2024 | Pjesët e para. Franca goleadë, Lukaku hesht Stokholmin. Çekia çmonton Poloninë e Lewandowskit (PAMJET)

Kualifikueset e Europianit kane nisur diten e djeshme teksa sot luhen ndeshje te tjera te grupeve te tjera… Syte te supersfida mes Frances dhe Holandes  (Grupi B) por pjesa e pare ka folur e gjitha per blute… Kane mjaftuar 21 minuta qe nenkampionia e Botes, Franca, te shkaterroje Holanden sonte ne sfiden hapese te grupit per kualifikueset e Euro 2024.

Djemte  Deschamps e kane nisur direkt fort dhe me presing teksa pasi kane rikuperuar top, Kolo Muani ka pasuar per Mbappe qe ka pare ne qender te zones te lire Grizmeann i cili ka goditur direkt duke kthyer ne gol asistin e sulmuesit te PSG…

GOLI I GRIEZMANN – VIDEO

Vetem 5 minuta me pas ishte radha e Upamecano qe te shfrytezoje pergjumjen e mbrojtjes se Holandes duke perfituar nga nje perplasje e topit dhe duke e shtyre ne rrjete. Krosimi i bukur erdhi nga Griezmann…

GOLI I UPAMECANO – VIDEO

Me pas ka qene radha e Mbappe qe ne te 21 te shenoje golin e 3-0 shume shpejt. Aksion i shpejte dhe nje pasim vertikal nga mesfusha me mbrojtesit qe jane ngaterruar. Kapiteni i ri i Frances ka mposhtur pa probleme portierin… Po ne grupin B, Greqia po fiton pa probleme ndaj Gjibraltarit me dy gola ne pjesen e pare…

GOLI I MBAPPE – VIDEO

Franca (4-2-3-1): Maignan; Kounde, Konate, Upamecano, T. Hernandez; Tchouameni, Rabiot; Coman, Griezmann, Mbappe; Kolo Muani. Tr.: Deschamps/ Holanda (4-3-3): Cillessen; Timber, Geertruida, Van Dijk, Aké; De Roon, Wijnaldum, Taylor; Berghuis, Depay, Simons. Tr.: Koeman

Ne grupin F, Austria po mund 2-0 Azerbajxhanin me golat e shenuar nga Sabitzer i Manchester United dhe Gregoritch i Freiburg. Ndersa ne Stokholm, Suedia e Zlatan Ibrahimovic (qe e ka nisur nga stoli) po mposhtet 0-1 nga Belgjika e trajnerit te ri Tedesco. Goli i shenuar nga Lukaku ne minuten e 35-te me koke.

GOLI I LUKAKU – VIDEO

Sakaq, ne grupin E ku ben pjese edhe Shqiperia, Çekia ka cmontuar Polonine me dy gola te shpejte te shenuar nga Krejci dhe Cvancara, ndersa Moldavia po mundet nga Ishujt Faroer me rezultatin 0-1…

.

Të Ngjajshme

Lamtumira e Messi-t nga PSG, djali i Aguero-s “thumbon” parisienët

admin

Nga talent i së ardhmes në i pastrehë: detajet e rënies së ish-lojtarit të Chelsea-t

admin

ZYRTARE | Milani shkarkon Paolo Maldinin nga detyra. Komunikata zyrtare

admin

Leave a Comment