September 28, 2022
Portali Shprehja

Eurodeputetët Butikofer dhe Strik deklaruan se BE ka vendosur kritere jo të barabarta në çeshtjen Maqedoni-Bullgari

Eurodeputeti gjerman Rajnhard Butikofer tha se gjatë procesit të fillimit të negociatave të Maqedonisë me BE-në, nuk janë vendosur kriteret e njëjta siç është bërë me vendet e tjera.

Ai mendon se kushtëzimi i negociatave me vendosjen e bullgarëve në Kushtetutë, duhet të jetë gjëja e fundit që duhet plotësuar në negociata.

“Unë jam për ngritjen e këtyre çështjeve kushtetuese në kohë kur negociatat do të finalizohen dhe të themi se kjo është pjesë e pakos finale. Dëgjova disa shaka për përfshirjen e japonezëve dhe mongolëve në Kushtetutë dhe mendoj se kjo nuk paraqet problem. Mendoj se problemi, çështja është nëse do të arrijmë që të shmangim një proces të vazhdueshëm të vendosjes së pengesave të njëpasnjëshme”, tha Rajnhard Butikofer, eurodeputet.

Sjelljen e Bullgarisë ndaj Maqedonisë, sidomos mohimin e identitetit dhe gjuhës maqedonase, e dënoi edhe Tineke Strik, eurodeputete e Holandës, raportuese dhe zëdhënëse për Maqedoni.

“Do të bëjmë ç’mos që një vend anëtar të mos keqpërdorë një vend tjetër i cili dëshiron të bëhet pjesë e Unionit. Konflikti dypalësh, çështjet historike, elementet, dilemat rreth gjuhës dhe historisë, u imponuan në këtë proces. Ne jemi kundër kësaj dhe tash e tutje do të mundohemi ta pastrojmë këtë proces, që të sigurohemi se ky është një proces i drejtë ku negociatat bazohen në merita, kritere, reforma, sundimin e së drejtës, të drejtat themelore të njeriut, në gjyqësor”, tha Tineke Strik, eurodeputete.

Dy deputetët e Parlamentit europian, Butikofer dhe Strik zhvilluan takim edhe me shefin e shtetit, Stevo Pendarovskin, kryeparlamentarin Talat Xhaferin, kurse morën pjesë edhe në seancën e Komisionit për çështje europiane.

Të Ngjajshme

63 të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbahet seminari ndërkombëtar i albanologjisë në UT

admin

Aksident i rëndë në magjistralen Gostivar-Kërçovë, vetura bie në humnerë dhe merr flakë

admin

Leave a Comment