November 28, 2020
Portali Shprehja

EUROPA LEAGUE: Diferenca të frikshme, Wolfsburg i jep fund ëndrrave të Kukësit!

Kukësi largohet nga skena e Europës dhe nuk arrin të bëjë dot mrekullinë përballë një Wolfsburg që është tjetër nivel, duke parë se lufton për Europën dhe vendet e para në Bundesliga.

Gjermanët shënuan 4 gola sonte në “Air Albania Stadium” me Weghorst protagonist me dopietë. Gjithçka nisi në minutën e 21-të, kur erdhi edhe goli i parë. Më pas, Lecroix dyfishoi pas 12 minutash.

Edhe pse u goditën dy herë, verilindorët kishin mundësinë të shkurtonin shifrat, dy minuta më pas. Rroca tregohet i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe portieri Casteels e ndal tentativën e mesfushorit.

Ëolfsburg menaxhoi dhe në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë të tjera me Weghorst dhe shqiptarin Mehmedi.

.

Të Ngjajshme

City kthehet i frikshëm ndaj Burnley-t, Mahrez më mirë se CR7

admin

Video: Aksion perfekt nga City, Mahrez nuk fal

admin

Icardi “përqesh” Maradonën, furtunë në rrjetet sociale kundër tij

admin

Leave a Comment