Eintracht Frankfurt ia ka dalë të kualifikohet ne finalen e Europa League pasi mundi West Ham United edhe ndeshjen e dytë në Gjermani dhe rikthehet të luaje një trofe europian pas 62 vitesh. Nuk do te kete derbi gjerman duke qene se ne krahun tjeter Leipzig u eliminua…
Por, te kthehemi te ndeshja e Frankfurt. Gjermanët e shënuan golin e fitores që në minutën e 26-të me anë të Borre, ndërkohë që “Çekiçët” luajtën me një lojtar më pak nga minuta e 16-të. Sikurse me Lyon, Creswell u ndëshkua me karton të kuq dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak në shumicën e ndeshjes.
West Ham nuk ia doli të barazonte, ndërkohë që në minutën e 80-të edhe trajneri Moyes u largua me karton të kuq. Ekipi tjetër finalist i Europa League është Rangers, që eliminoi RB Leipzig, pasi e mposhti 3-1 dhe përmbysi humbjen 0-1 në Gjermani.
Skocezët e zhbllokuan ndeshjen me të zakonshmin Tavernier, në minutën e 19-të. Pas pesë minutash shënoi edhe Kamara dhe pjesa e parë përfundoi 2-0. Skuadra e Red Bull u përgjigj me njeriun kopertine te ketij sezoni, Nkunku, por Rangers nuk fali dhe shënoi edhe golin e tretë me Lundstram duke siguruar finalen.
Dhjetë vjet pas falimentimit, Rangers fluturojnë në finalen e Europa League me golashënuesin më të mirë: Tavernier, 7 gola. Nje emocion i mrekullueshem ne Ibrox Stadium dhe nje tifozeri fantastike. Ne Sevilla, finalja e madhe!
.