November 29, 2021
Portali Shprehja

EUROPA LEAGUE | Lyon dhe Monaco fluturojnë, Leicester mer kreun e grupit dhe i hap telashe Napolit

Gjithça e hapur në funksion të raundit të fundit në Grupin C të Europa League. Pas fitores befasuese të Spartak Moskës ndaj Napolit në mbrëmjen e djeshme, Leicester sonte fitoi 3-1 ndaj Legia Varshavës, duke zënë kështu vendin e parë në grup me një pikë ndaj rusëve dhe italianëve dhe dy ndaj polakëve…

Monaco rrëmben pasin për 1/16 e Ligës së Evropës me një ndeshje më pak: të rinjtë e Kovac kanë palosur Real Sociedadin në shtëpi, duke e komplikuar shumë pozitën në grupimin e spanjollëve, të cilët do të detyrohen të mposhtin PSV-në në ndeshjen e fundit për të fituar vendin e dytë në grup.

Tact Watches

Gjjithça mjaft e përcaktuar në Grupin D të Europa League me Eintracht Frankfurt dhe Olympiacos që luajnë për vendin e parë në grup.

Gjermanët rrezikuan shumë në shtëpi ndaj Antwerp (Nainggolan realizoi supergol) dhe arritën vetëm në fund të barazojnë, ashtu si grekët që deri në minutën e 90-të ishin 0-0 ndaj Fenerbahçes. Gjithsesi, goli i Soares bëri të buzëqeshin bardhekuqtë, të cilët tashmë mund të luajnë direkt në 1/16 në ditën e fundit.

Grupi A i Europa League ka dhënë verdiktin e dytë këtë mbrëmje: pas Lyon-it, tashmë i sigurt për vendin e parë, Rangers (fitues ndaj Sparta Pragës falë një dy goleshi nga Morelos) ka siguruar hyrjen në play-off për raundin e 16-të.

Tashmë mbetet për të dekretuar te klasifikuarin e tretë, i cili do të dalë vetëm pas raundit të fundit të planifikuar për 9 dhjetorin e ardhshëm.

Rezultatet

.

Të Ngjajshme

Buffon: Problemet e Juves ishin të dukshme, Chiellini dhe Bonucci duhet të “klonohen”

admin

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

Leave a Comment