March 21, 2023
Portali Shprehja

EUROPA LEAGUE | United thuajse “vulos” kualifikimin me poker, Weghorst feston sikur të ishte finale! Ka marrë shumë kritika… (PAMJET)

Pas nje pjese te pare te dobet, Manchester United ka kthyer gjithcka ne favor ne pjesen e dyte ndaj Real Betis duke shenuar 3 gola dhe prekur keshtu cerekfinalet e turneut. Pjesa e pare ishte mbyllur me 2 gola ne 45′ e para ne Old Trafford. Manchester United i Ten Hag fillimisht ka kaluar ne avantazh me golin e Rashford, ne superforme kete sezon. Nje gol i bukur me te djathten brenda zones se rreptesise pas nje kundersulmi te shpejte…

GOLI I RASHFORD – VIDEO

Por, spanjollet e Betis Sevilla jane pergjigjur dhe kane barazuar shifrat teksa ka pasur protesta per nje prekje me dore te aksionit fillestar nga skuadra iberike me Perez qe me pas ka shenuar me nje diagonale te bukur. Betis qe ka goditur edhe shtyllen dhe ka qene prane avantazhit 1-2 ne 45′ e para.

GOLI I BETIS – VIDEO

SHTYLLA E BETIS – VIDEO

Ne pjesen e dyte, megjithate, Djajte kane gjetur dy gola te shpejte me brazilianin Antony dhe me liderin e ekipit Bruno Fernandes. Braziliani ben gjestin e zakonshem dhe menje hark te bukur shenon ne hyrje te zones duke festuar me pas duke prekur stemen. Pas tij eshte Fernandes ai qe me koke ne goditje kedi lirohet dhe ndeshkon ne shtyllen e pare.

GOLI I ANTONY- VIDEO

GOLI I BRUNO FERNANDES – VIDEO

Ne fund do te vije edhe goli i Weghorst, qe mund te beje djemte e Ten Hag te shkojne ne Spanje me nje tjeter fryme dhe me te relaksuar. Nje gol qe do te cliroje shume sulmuesin qe ka festuar sikur te ishte nje finale…

GOLI I WEGHORST – VIDEO

Fiton edhe Juventusi edhe pse minimalisht ndaj Freiburg. Pas nje pjese te pare ne barazim pa gola ne “Allianz Stadium”  ku Juventusi nuk ka mundur te shenoje dot ndaj Freiburg, edhe pse ka dominuar ndeshjen me raste, ka ardhur goli i te zakonshmit Di Maria! Kete here, si sulmues zone, me koke, argjentinasi realizon nje gol te bukur. Freiburg reagon dhe shenon por VAR anulon per prekje me dore. Deri ne fund eshte menaxhuar ky rezultat.

GOLI I DI MARIA – VIDEO

Sevilla mori një fitore të rëndësishme në shtëpi, me rezultatin 2-0, me avantazhin që u mor nga goli i Jordan. Në fund fitorja ndaj Fenerbahces u vulos nga Lamela që shënoi në minutën e 85’.

Ndërsa Shakhtar-Feyenood u ndanë pa fitues, duke e mbyllur këtë takim të parë mes tyre me barazimin 1-1, me fituesin do të vendoset në Holandë. Ishin vendasit ata që gjetën të parët golin, ku protagonist ishte Rakitskyi, me ukrainasin që realizoi në minutën e 78’. Megjithatë Feyenoord nuk u ndal dhe mundi që të barazonte me Bullaude në minutën e 88’.

.

Të Ngjajshme

Rrezikon rënien nga liga, klubit të famshëm anglez i hiqen 3 pikë! “Nuk po paguhen rrogat…”

admin

Ylli i ri në Premier League u ble thjesht 3 mln euro dhe sot Man United e do me çdo kusht!

admin

Pse prekja e Vlahovic u zhduk nga VAR-i gjatë polemikave te Inter-Juve: top i pastër me dorë! (PAMJET)

admin

Leave a Comment