April 16, 2021
Portali Shprehja

EVN: Sistemi i të dhënave nuk njeh nacionalitet

Sistemi i të dhënave i EVN Maqedoni nuk njeh nacionalitet. Në përputhje me veprimtarinë e kompanisë, sistemi ka të dhëna mbi konsumin e energjisë elektrike për çdo konsumator veçmas, thuhet ndërkohë në reagimin e kompanisë EVN. “Përparësia e konsumatorëve të cilët i posedojnë orëmatësit e rinj është se leximi bëhet me anë të pajisjes, e me këtë eliminohet çfarëdo gabimi njerëzor. Procesi i zëvendësimit të orëmatësve të vjetër me të rinj është në realizim e sipër. EVN ka detyrim ligjor që t’i ndërrojë orëmatësit e të gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftimin e kompanisë energjetike.

.

Të Ngjajshme

Taseva: Një student mund të përpilojë padi penale për planin e ndërtimit në qendër të Shkupit

admin

Ndërtesat në qendër të Shkupit, Ivanovska: Komuna Qendër të kërkojë suspendimin e PDU-së

admin

Zaev: Besoj se arritëm marrëveshje për Ligjin për shtetësi

admin

Leave a Comment