February 25, 2021
Portali Shprehja

Evropa Qendrore në rrezik nga rastet me variantin e ri të koronavirusit – Iliria News Agency

Në shtetet e Evropës Qendrore ka rrezik të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi, kjo pasi atje janë shfaqur një numër i konsiderueshëm i rasteve me variantin e ri të COVID-19.

Rajoni, i cili përfshin Republikën e Çekisë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, kishte pak raste gjatë valës së parë të pandemisë në pranverën e vitit 2020 por rastet filluan të rriten kur u shfaq vala e dytë në vjeshtë, transmeton Klan Kosova.

Kufizime të reja u bë e ditur se do të ketë në Pragë ndërsa numri i pacientëve COVID-19 në Sllovaki ka arritur një rekord të ri të lartë. Në Çeki nga e hëna njerëzit e kanë obligative përdorimin e maskave kur hyjnë në spitale, dyqane dhe transport publik. Numri i përgjithshëm i të prekurve atje ka arritur në 1.09 milion raste, si dhe kanë vdekur 18,250 njerëz.

Ndërsa Hungari ka pasë një rënie të rasteve por nga fillimi i dhjetorit të vitit 2020 pati një rritje të rasteve. Atje ka masa të kufizimit të lëvizjes ku ndalohen tubimet publike, tubimet familjare janë të kufizuara në 10 persona dhe maskat janë të detyrueshme të mbahen në vendet publike të qyteteve. Ministri i Shëndetësisë në Poloni, Adam Niedzielski, ka thënë të premten se vendi ka rrezik të hyjë në një situatë të krizës. Ai deklaroi se 10 përqind e të gjitha rasteve me COVID-19 që janë me variantin e ri britanik. Sllovakia ka një numër të madh të rasteve të reja por edhe të vdekjeve. Shtetet fqinje kanë dërguar staf mjekësor për t’iu dalë në ndihmë, shkruan Euronews.

Të Ngjajshme

Gjykata Speciale ua vazhdon paraburgimin Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt – Iliria News Agency

admin

Nuk ndryshon ora policore, mbeten në fuqi masat anti-COVID – Iliria News Agency

admin

Kosovë, mbi 14 mijë zarfe me fletëvotime të refuzuara – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment