17.2 C
Skopje
May 24, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Fabrici: Nuk ka stabilitet në rajon pa arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi

Tact

Thirrjet për normalizim të marrëdhënieve dhe arritjen e marrëveshjes për Kosovën dhe Serbinë, kanë vazhduar gjatë gjithë ditës së sotme nga ndërkombëtarët, shkruan lajmi.net.

I fundit që i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të normalizojnë marrëdhëniet, është Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici.

Fabrici ka thënë se, nuk ka stabilitet në rajon nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë një marrëveshje.

Fabrici po ashtu ka thënë se, pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

“Pa një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës nëpërmjet dialogut të mundësuar nga BE nuk mund të ketë stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, ka shkruar Fabrici në rrjetin social Twitter, përcjell më tutje lajmi.net.

Sipas tij, Bashkimi Evropian në vazhdimësi i ka bërë thirrje të dyja vendeve për normalizim konstruktiv të marrëdhënieve.

“Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjore, në mënyrë që ata të përparojnë në rrugën evropiane”, ka deklaruar Fabrici.

Lexo edhe: 

KE me mesazh të qartë për Kosovën e Serbinë: Harrojeni BE-në pa zgjidhjen e problemeve

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme edhe përfaqësues të Komisionit Evropian i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zgjidhin çështjet e hapura nëse dëshirojnë që të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

Kështu duke nënkuptuar vazhdimin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje e cila do të sillte paqe dhe stabilitet në rajon. /Lajmi.net/

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Publikohet filmi “The Poison Rose” ku Blerim Destani luan me John Travoltën e Morgan Freeman (video)

shprehja

Ja si përdoret gjuha shqipe në institucionet e Shkupit (VIDEO)

shprehja

Nga java tjetër në kesh mund të paguani deri në 500 euro

shprehja