February 1, 2023
Portali Shprehja

Fakte befasuese për të sapolindurit: Truri i djemve dhe vajzave është i ndryshëm

Fëmija juaj do të ketë shumë surpriza për ju që në fillim. Megjithatë, kjo nuk vlen për mungesën e gjumit ose pelenat e plota. Ka fakte të mahnitshme për foshnjat që do t’ju ndihmojnë ta kuptoni më mirë fëmijën tuaj.

Një nga faktet befasuese për të sapolindurit është se truri i djemve dhe vajzave është i ndryshëm. Hulumtimet tregojnë se truri i djemve të porsalindur mund të rritet më shpejt se truri i vajzave në tre muajt e parë, veçanërisht në zonat që kontrollojnë lëvizjen.

Nga ana tjetër, vajzat mund të kenë shqisa më të ndjeshme, që do të thotë se mund të shohin dhe dëgjojnë më mirë se djemtë.

Një tjetër fakt i pazakontë është se të mësuarit për të folur fillon që në barkun e nënës. Fëmija juaj mund të dëgjojë zërin tuaj dhe tinguj të tjerë rreth javës së 23-të të shtatzënisë. Edhe pse nuk do ta thotë fjalën e parë deri një vit më vonë, po e mëson gjuhën që në fillim.

Zëri juaj është tingulli i preferuar i fëmijës suaj dhe atij do t’i pëlqejë t’ju dëgjojë të flisni dhe t’i këndoni atij. Nuk është kurrë herët për të filluar t’i lexoni fëmijës tuaj dhe sa më shumë fjalë që ai të dëgjojë tani, aq më të mira do të jenë aftësitë e tij gjuhësore më vonë.

Foshnjat lindin edhe me aftësi për të notuar. Të porsalindurit në mënyrë natyrale e mbajnë frymën nën ujë dhe e mbajnë trupin në sipërfaqen e ujit me ndihmën e krahëve dhe këmbëve. Planifikoni të shkoni në pishinë pas kontrollit tuaj gjashtë-javor.

Foshnjat e porsalindura janë miop dhe mund të shohin qartë vetëm rreth 20 deri në 30 centimetra para fytyrës së tyre. Në kohën kur fëmija juaj të jetë një ose dy muajsh, ai do të jetë në gjendje t’i përqendrojë sytë te lodra kur e lëvizni përpara fytyrës së tij. Zgjidhni lodrat me ngjyra të ndezura për t’i bërë ato më të qarta për fëmijën tuaj.

Stomaku i një të porsalinduri është sa një lajthi. Kjo shpjegon pse foshnjat duhet të ushqehen kaq shpesh. Barku i fëmijës suaj do të rritet me shpejtësi dhe në fund të javës së dytë do të jetë sa një vezë e madhe pule. Megjithatë, ai do të duhet të ushqehet gjatë natës derisa të jetë së paku gjashtë muajsh.

.

Të Ngjajshme

Netanyahu: Prioritet i Izraelit, normalizimi i lidhjeve me vendet arabe përpara paqes me palestinezët

Boshkov: Infrastruktura e fqinjëve shumë më e mirë se e jona

Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën

Leave a Comment