2.3 C
Skopje
December 3, 2019
Informacione Vendi

Falja e Ivanovit nuk ka bazë ligjore

Qeveria vlerëson se ish Presidenti Gjorge Ivanov nuk ka pasur bazë ligjore për të falur të dyshuar pa zbatim të procedurave për falje. Në mbledhjen e fundit të ekzekutivit u dha mendimi në bazë të të cilit në Kuvend do të përpilohet nisma konkrete për interpretim autentik të ligjit për falje. Qeveria vlerëson se neni 11 i cili ka lejuar mundësi për falje pa zbatim të procedurës për falje është shfuqizuar në vitin 2009.
Kjo do të thotë se Presidenti nuk ka pasur, nuk ka as tani mundësi ligjore të falë në bazë të atij neni pa zbatimin e procedudurës dhe sipas kësaj, të gjithë aktet e faljes së Presidentit të shtetit, të bazuara në nenin 11 nga Ligji për falje,… janë të jashtligjshme dhe si të tilla, të pavlefshme”-thonë ng Qeveria
Procedura tani kalon përsëri në Kuvend. Komisioni juridik-ligjvënës duhet të përpilojë nismën konkrete dhe të debatojë për këtë. VMRO-DPMNE-ja ka njoftuar se do ta mbështesë nismën por kërkon që politikanët të cilët janë falur një herë të mos merren më me politikë. Zoran Zaevi i falur përgatit terren për faljen e tij të ardhshme nga Pendarovski. Zoran Zaevi mbetet rojtar i parimit të faljes dhe frikësohet nga hetimi i pronës së politikanëve. Pse nuk e pranoi kërkesën që amnistia të mos vlejë për politikanë dhe bartës të pozitave dhe të amnistuarit të mos mund të merren me politikë?”-pohoi Igor Janushev, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.
Për LSDM-në, VMRO-DPMNE-ja kërkon të ikë nga përgjegjësia para drejtësisë.
Propozimet e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së janë të papërgjegjshme, janë në shërbim të ikjes nga drejtësia. Dikush që ka vepruar në kundërshtim me ligjet fillimisht duhet të përgjigjet, pavarësisht se me çfarë do të merret. Propozimi i Mickoskit në thelb nënkupton që të gjithë në VMRO-DPMNE që 11 vite kanë vjedhur duhet t’i amnistojmë dhe pastaj t’u ndalohet të merren me politikë”-tha Sashko Kostov, LSDM .
Ish Presidenti Gjorga Ivanov kishte falur 56 funksionarë dhe ish funksionarë dhe më vonë, Kuvendi plotësoi ligjin për falje me nenin 11a për t’i dhënë atij mundësi ligjore ta tërheqë faljen e tij. Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë kushtetueshmërinë e nenit të shtuar 11a gjë që rrezikon kthimin në fuqi të faljes së Ivanonit

Artikuj të ngajshëm

Ndërroi jetë luf tëtari i Koshares nga fshati Kondovë

shprehja

Bërns nga UT-ja: Është koha dhe momenti i Maqedonisë së Veriut

shprehja

Dallaveret me patenta shoferi, Gjykata ua ndryshon masën disa personave

shprehja