November 23, 2020
Portali Shprehja

Familja mbretërore shqiptare pret në jetë princeshën e parë pas shumë vitesh

Në 22 tetor burime për “Revistën Who”  bëri të ditur se pritjes së ëmbël i kish ardhur fundi. Princesha Elia solli në jetë vajzën e saj të parë, emri i së cilës është Geraldinë njësoj si stërgjyshja e saj, shkruan “LivingMagazine”, transmeton lajmi.net.

Shqipëria nuk ka pasur monarki për shumë vite, por ajo ka mirëpritur një foshnjë mbretërore!

Familja Mbretërore Shqiptare njoftoi lindjen e Lartësisë së saj Mbretërore, princeshës Geraldinë në 22 tetor 2020.

Princesha është fëmija i parë i Princit të Kurorës, Leka dhe gruas së tij, Princeshës së Kurorës Elia. Ajo lindi në orën 09:30 të mëngjesit në Maternitetin “Nëna Geraldinë” në Tiranë, Shqipëri.

Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Princesha Geraldinë mori emrin e stërgjyshes së saj, Mbretëreshës Geraldinë, e cila ndërroi jetë më 22 tetor të vitit 2002.

Gjithashtu lajmërimin zyrtar për ardhjen në jetë të princeshës së vogël e ka bërë dhe vet princi Leka. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

A e dini se ekzistojnë vetëm dy vende në Botë që nuk shesin Coca-Cola?

admin

Arsyet pse Franca është vendi më i famshëm në tokë

admin

Sa njerëz kanë jetuar në tokë gjatë gjithë historisë?

admin

Leave a Comment