February 25, 2021
Portali Shprehja

Familjarët e të dënuarve për rastin “Monstra” paralajmërojnë protesta

Familjarët e të akuzuarve për rastin “Monstra” kanë shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të sotëm të gjykatës. Përfaqësuesi i familjarëve, Bedri Ajdari ka paralajmëruar se do të organizojnë protesta në kërkim të drejtësisë.

 Paralajmëroj protesta dhe e ftoj kreun e shtetit të cilët kanë qenë nëpër protesta në revolucionin laraman, të cilëve ne u kemi ndihmuar për ta rrëzuar sistemin, e jo për ta ndërruar garniturën për të ardhur një garniturë tjetër, por për ti reformuar institucionet gjë që nuk u bë dhe kjo si rezultat i asaj sot u shpall  në këtë gjykatë e cila është e kriminalizuar dhe e ndikuar nga njerëz të partive të ndrydhmë apo institucioneve të ndryshme’ deklaroi Bedri Ajdari, familjar Monstra.

 Vendimin e gjykatës nuk deshën ta komentojnë familjarët e viktimave. Reaguan partitë politike. Skender Rexhepi nga koalicioni Alternativa-Aleanca tha se pushteti aktual sillet si në kohën e VMRO-së.

 Do të thotë qeverisja e Gruevskit në kohën e VMRO-së dhe BDI-së bëri aq shkelje në drejtim të prokurorisë dhe gjykatës sa që tash qeverisja aktuale LSDM-BDI e bën të njëjtën gjë. Për fat të keq, ne kemi thënë dhe do të vazhdojmë të themi se rasti “monstra”, “alfa” janë raste të montuara politike, e ne për këtë gjë do të kërkojmë zgjidhje politike e jo zgjidhje juridike’ pohoi Skender Rexhepi.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski tha se vendimi i sotëm ishte konfirmim i epilogut të mëparshëm gjyqësor.

 Atë që e  dëgjuam si aktgjykim në rastin “Monstra” ishte konfirmuar edhe nga gjykata e shkallë së parë edhe nga gjykata e shkallës së dytë, por atë që Zaev përpiqej ta bëjë derisa ishte në opozitë ishte t’i manipulojë dhe disa herë për fat të keqe t’i marrë jetët e atyre njerëzve të rinj cilët në mënyrë monstruoze u likuiduan nga ana e kryerësve të cilët sot morën dënim të përjetshëm’ deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE.

 Nga LSDM, nuk e komentojnë vendimin e gjykatës, por thonë se çdo kush duhet të mbajë përgjegjësi para ligjit.

 Asnjë parti politike, e aq më pak asnjë zyrtar nuk duhet ta marrë të drejtën t’i komentojë vendimet e institucioneve përkatëse. Punojmë që si politikanë, si Kuvend, të sigurojmë legjislativë të sigurt që gjykatat dhe prokuroritë të shkarkohen nga të gjitha presionet politike partiake. Gjithkush duhet ta ketë të qartë se nëse dikush e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet dhe do të përgjigjet’ tha Konstandin Konstadinov, LSDM.

Ndërsa nga BDI nuk e komentuan vendimin e sotëm gjyqësor për “Monstrën”. Nga Lëvizja BESA thonë se gjyqësori ka humbur kredibilitetin. Shtojnë se reformat në gjyqësor për ndërtimin e një sistemi të besueshëm janë të domosdoshme.

Mefail Ismaili

.

Të Ngjajshme

Kuvend, seancë për pyetjet e deputetëve

admin

Ciceronët turistik kërkojnë rregullimin e statusit të tyre

admin

Haxhiu: Komisioni për Sëmundje Infektive vendos se kush do të punoj e kush jo

admin

Leave a Comment