September 29, 2022
Portali Shprehja

Faqja e ministrisë së arsimit ende jashtë funksionit

Faqja zyrtare e internetit e Ministrisë së Arsimit për të tretën ditë me radhë është jashtë funksionit pas sulmit të hakerave. Ministri e Arsimit nuk zbardh nëse është zbuluar burimi i sulmit edhe pse pas goditjes së faqes për disa orë qëndroi mesazhi, sulmuar nga  ekipi grek i hakerëve Netwatchers. Ministria e Arsimit ditë më parë theksoi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi nuk ka baza të të dhënave po se faqja është e karakterit informativ. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit së Maqedonisë së Veriut, thuhet se “ekspertët  po ndërmarrin veprime për rritjen e sigurisë së faqes së internetit, dhe vetëm më pas ajo do të aktivizohet”. Sulme kibernetike, ditëve të fundit kanë raportuar edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi. Më 6 shtator, qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa web-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat. /alsat.mk

.

Të Ngjajshme

BE transferon mbi 5 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Theret me thikë një i mitur në Shkup

Përse rinia zgjedh universitetet e shteteve të huaja për studime?

Leave a Comment