June 27, 2022
Portali Shprehja

Fatjon Jusufi, forcon sulmin e Struga Trim Lum

Skuadra e Strugës Trim Lum ka sjellë një tjetër emër të ri, duke firmosur kontratë me Fatjon Jusufin.

Tact Watches

Sulmuesi 26-vjeçar vjen nga skuadra e Renovës, e cila ndërpreu bashkëpunimin me të gjithë lojtarët e ekipit të parë. Jusufi pritet të jetë një ndihmë e madhe për struganët në sulm dhe pritet të jetë partner i Besart Ibrahimit në vijën ofenzive.

Ndryshe, Fatjon Jusufi, sezonin e kaluar zhvilloi 29 ndeshje për Renovën në Ligën e Parë, duke shënuar edhe 5 gola dhe 3 asiste. Në karrierën e tij, Jusufi ka veshur fanellën e Shkupit, Shirakut nga Armenia dhe Partizanit nga Shqipëria.

.

Të Ngjajshme

Do të “sundojmë” në Ballkan, kërkojmë kushte më të mira

Visar Ganiu fle gjumë: Rruga “Ismail Kadare” në Seravë si në romanet e tij

admin

Mbyllet pa fitues përballja miqësore në mes Llapit e Makedonija Gj.P.

Leave a Comment