20.1 C
Skopje
May 23, 2019
Informacione Vendi

Fatkeqësia ajrore në Maqedoninë e Veriut, ende nuk janë gjetur trupat e pajetë dhe mbetjet e aeroplanit

Tact

Ekipet e shpëtimit sot pritet të vazhdojnë trupat e pajetë dhe mbetjet e aeroplanit të aksidentuar dje në malin e Jakupicës në afërsi të lokalitetit të njohur si “Koka e Selanikut”.  Katër veta humbën jetë dhe se bëhet fjalë për një familje bullgare, burrë e grua dhe dy fëmijët e tyre. Aksidenti fatal ka ndodhur dje gjatë orëve të pasdites, kur rreth orës 16.16, piloti ka humbur komunikimin me qendrën e kontrollit të fluturimeve.

Nga informacionet e para u theksua se fatkeqësia ka ndodhur si pasojë e motit të keq dhe turbulencave. Aeroplani ishte i tipit “Cesna P210N” dhe po fluturonte nga Ohri për në Sofje.

Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angelovski tha se kërkimet janë ndërprerë mbrëmë për shkak të kushteve të këqija në këtë lokalitet dhe terrenit të vështirë. Por ato do të vazhdojnë sot dhe se po tentohet që sa më shpejt të gjenden trupat dhe mbetjet e aeroplanit”, theksoi Angelovski. (INA)

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Mbi shqetsimet e stablishmentit të BDI-së

shprehja

Shumë politikanë dhe analistë në Shqipëri, hanë tagji prej BDI-së (foto)

shprehja

Pendarovski i përgjigjet BDI-së për drejtorin e Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu

shprehja