FBI: Të shtënat në Teksas kanë lidhje me terrorizmin

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara tha se të shtënat në një bazë të marinës amerikane në Teksas, më 21 maj, “ishin të lidhura me terrorizmin”.

Nga të shtënat u plagos një pjesëtare e marinës, e cila po punonte në një pikë kontrolli të sigurisë.

Edhe pse u plagos, ajo ishte në gjendje të aktivizonte një pengesë, duke e parandaluar personin e armatosur që të futej në bazë.

Pjesëtarja e marinës është në gjendje të mirë shëndetësore, njoftoi ushtria amerikane.

Sulmuesi mbeti i vdekur në vendngjarje, tha FBI.
FBI nuk bëri të ditura detaje në lidhje me sulmuesin, apo pse hetuesit besojnë se incidenti ishte i lidhur me terrorizmin.
Në një deklaratë të veçantë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së tha se po punonte me agjencitë shtetërore dhe lokale për të zhvilluar hetimet.

loading...

Të ngjajshme

Trump nuk do të mbyllë Nju-Jorkun

shprehja

Haradinaj: Serbia është grykëse, gabim nëse Kurti dhe Osmani e heqin taksën

shprehja

Gastronomët kërkojnë ndihmën e shtetit: Ndryshe, falimentojmë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë