November 26, 2022
Portali Shprehja

Fëmijët në Siri organizuan Kupën e tyre Botërore

Për të tërhequr vëmendjen për vuajtjet e sirianëve të prekur nga lufta 11-vjeçare, me iniciativën e një organizate joqeveritare lokale në këtë vend, mbi 300 fëmijë nga veriperëndimi i Sirisë filluan Botërorin e tyre në futboll.

Në stadiumin e Idlib, lojtarët e rinj të ndarë në 32 skuadra, që përfaqësonin kombet e kualifikuara për Kupën e Botës në Katar, morën pjesë në ceremoninë e hapjes, e cila pasqyroi veçanërisht vuajtjet e fëmijëve. Gjatë luftës në këtë vend, rreth gjysmë milioni njerëz vdiqën dhe disa milionë u shpërngulën.

Gara hapet me një ndeshje mes dy skuadrave që përfaqësojnë Katarin dhe Ekuadorin, duke simuluar ndeshjen hapëse të luajtur në Doha të dielën.

.

Të Ngjajshme

Policia serbe largon migrantët nga rreziku pas të shtënave në kufi me Hungarinë

7 kombinime ushqimesh që s’duhet t’i vendosni kurrë pranë njëri-tjetrit

Vdiq ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei

Leave a Comment