September 26, 2022
Portali Shprehja

Ferdinand mbështet Ten Hag: Ja pse Ronaldo nuk duhet të luajë

Fillimi jo i mirë i sezonit dhe polemikat e shumta për të ardhmen e tij sigurisht që e kanë futur Cristiano Ronaldo-n në qendër të lajmeve sportive.

Kritika të ndryshme dhe në përgjithësi opinionet e ekspertëve për portugezin. Pesë herë Topi i Artë ka kërkuar transferimin nga Manchester United, por duke mos gjetur skuadër, u detyrua të qëndronte. Deri tani me një rol si zëvendësues.

Në fakt, Erik Ten Hag e përdor shumë pak dhe pothuajse gjithmonë e aktivizon nga stoli. Rio Ferdinand, legjendë e klubit, ka folur gjithashtu për këtë temë.

Duke iu përgjigjur pyetjes se pse CR7 aktivizohet pak, Ferdinand tha për William Hill: “Ai nuk mori pjesë në fazën përgatitore dhe Rashford po shënon dhe po jep shumë asiste. Kjo është arsyeja pse ai nuk po luan dhe skuadra është më e rëndësishme.

“Jam i sigurt se Cristiano është i tërbuar për këtë situatë, nuk mund të jesh dikush që ka bërë gjithçka ka bërë ai dhe të jesh i lumtur kur nuk i arrin qëllimet e tua.

“Megjithatë, Ronaldo është një profesionist dhe patjetër do të jetë i fokusuar dhe gati kur të vijë momenti i tij”, ka përfunduar Ferdinand.

.

Të Ngjajshme

NATIONS | Italia hesht Budapestin dhe shkon në “final four”. Gjermania dhe Anglia, 6 gola dhe paqe (PAMJET)

admin

Konfirmohet prognoza e dhimbshme! Interi humbet “asin” e ekipit në muajin më të ngjeshur

admin

E BUJSHME | Kërkesa e ekzagjeruar e futbollistëve argjentinas drejtuar klubeve përkatëse përpara Botërorit!

admin

Leave a Comment