September 25, 2022
Portali Shprehja

Fermeri zbulon mozaikun e jashtëzakonshëm

Një fermer ka zbuluar rastësisht një mozaik të jashtëzakonshëm në dysheme, i cili daton në shekullin e pestë. Zbulimi është bërë në Gaza. Mozaiku përfshinë kafshë dhe shpendë të ndryshëm. Nabahin, i cili jeton rreth 700 metra larg nga kufiri me Izraelin, e zbuloi mozaikun ndërsa ishte duke punuar në tokën e tij të mbjellë me ullinj. Ai e përshkruan zbulimin e tij si një thesar. “Mësuam se ishte mozaik i që i përkiste epokës bizantine”, u shpreh Nabahin. Ndërkohë, Ministria palestineze e Turizmit u shpreh se ky zbulim arkeologjik është ende në fazat e hershme. “Ne presim të mësojmë më shumë për sekretet dhe vlerat e qytetërimit. Ne po punojmë me ekspertë ndërkombëtarë për këtë”, tha ministria në një deklaratë./Alsat.mk

https://www.youtube.com/watch?v=IYiCfv58rQU&ab_channel=A24NewsAgencyEN

.

Të Ngjajshme

Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

Përmbytjet nga shiu kthejnë rrugët e Indisë në lumenjë

Forumi i Biznesit: Më pak barriera tregtare dhe doganore, më shumë bashkëpunim

Leave a Comment