February 1, 2023
Portali Shprehja

Fernandez me mesazh pozitiv për tifozët e Benfikës

Enzo Fernandez nuk do të largohet nga Benfika në mes të sezonit. Mesfushori argjentinas u shpall lojtari i ri më i mirë në Botërorin e Katarit, ndërkohë që Çellsi ushtron prej ditësh presion për ta transferuar në “Stemford Brixh”.

Media të ndryshme raportojnë se klubi anglez ka ofruar 127 milionë euro për 21-vjeçarin, por karriera do të vazhdojë në Portugali, të paktën deri në fund të sezonit. Fernandez shënoi golin e dytë në fitoren 0-2 ndaj Varzim në Kupën e Portugalisë. Pas golit bëri paqe me tifozët.

“Do të qëndroj këtu”, dallohej në gjestet e mesfushorit latin, i cili dha një mesazh të qartë për mbështetësit e “Shqiponjave të Lisbonës”.

Rreth situatës së tij foli edhe trajneri Roxher Shmidt, duke i dhënë fund çdo dileme.

“Enzo është futbollist i yni, pres që të vazhdojë të qëndrojë me ne. Telenovela rreth tij ka mbaruar, nuk ka çfarë të thuhet më, ky është një diskutim i mbyllur. Nuk kam dyshuar kurrë në qëndrimin dhe personalitetin e Enzos. Ai është një djalë fantastik, është pjesë e Benfikës dhe e adhuron faktin që luan me Benfikën”, u shpreh trajneri gjerman.

.

Të Ngjajshme

Netanyahu: Prioritet i Izraelit, normalizimi i lidhjeve me vendet arabe përpara paqes me palestinezët

Boshkov: Infrastruktura e fqinjëve shumë më e mirë se e jona

Vuçiç: Nuk ka afat për miratimin e planit për Kosovën

Leave a Comment