Aktivitetet e Qeverisë së Kosovës me rastin e me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit:
Homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. (Ora 09:00)
Homazhe te varrezat e familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)
Homazhe te Kulla e Isë Boletinit. (Mitrovicë, ora 11:00)
Vizitë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Ora 11:00)
Drilli ushtarak i Togut Ceremonial të FSK-së sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza”, “Skënderbeu” Prishtinë, ora 12:00-14:00)
Ceremoni dhe performancë për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë – Ansambli “Shota”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)
Pritje e kryeministrit Albin Kurti. (Mensa “Ramiz Sadiku”, Prishtinë, ora 19:00)
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, hapin ekspozitën “Të ndarë, por të pashkëputur”, në nderim të festave të 28 Nëntorit dhe 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari” Prekaz, ora 09:00)
Aktivitetet e Komunës së Prishtinës me rastin e Ditës së Flamurit:
-Ora 11:00 pranë Fakultetit Filologjik do të bëhet përurimi i shtatores së Prof. Anton Çettës.
-Ora 11:30 do të mbahet ekspozita personale e profesor Anton Çettës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës;
-Ora 12:15 do të bëhet përurimi i veprës artistike “Këmbëkryqi” te sheshi “Zahir Pajaziti”;
-Ora 10:00 – 22:00 do të mbahet panairi “Blej Shqip” te sheshi “Nënë Tereza”;
-Ora 13:30 mbahet edicioni i parë i “Festivali i Plisit” ku do të bëhet inaugurimi i monumentit të Plisit;