February 1, 2023
Portali Shprehja

Festat zbrazën sheshet dhe rrugët e Shkupit, qytetarët festojnë në vendlindjet e tyre

Gazetar: Adnan Qaili

Qetësi dhe ajër i pastër, diçka e pazakontë për Shkupin. Por, kjo fundjavë e festave ka boshatisur kryeqytetin. Ndonëse mbante moti mirë, sërish ishte rrugët e zbrazëta dhe sheshet me pak njerëz. Qytetarët thonë se më të moshuarit s’kanë lëvizur nga shtëpitë, kurse të rinjtë festuan jashtë vendit.

“Secili ka shkuar prej nga ka ardhur! Po, shihet nga rrallimi veturave, s’ka njerëz as në banesa. Ata që i njohim që janë vendas të moçëm janë këtu, të tjerët kanë shkuar.”

“Nuk ka të huaj, disa të tjerë në fshatra. Unë mendoj se këtë mot të mirë duhet të kishte njerëz, por meqë nuk janë këtu shihet se kanë festuar diku tjetër.”

“Fëmijët kanë shkuar jashtë të festojnë dhe kështu. Kështu ishte Shkupi përpara andaj dolëm, ne shëtisim nëpër shesh vetëm për festën e Pashkëve dhe Krishtlindjeve.”

Se festa e krishtlindjeve ortodokse ka shpopulluar kryeqytetin, vërehet edhe pikat turistike vendore si në Ohër ashtu edhe në Mavrovë. Qytetarët thonë se moti është aq i mirë tani saqë mund të marrësh rreze dhe të skijosh në të njëjtën kohë. Ata që kanë mbetur mbahen vendas të moçëm e thurin nostalgji.

“Po kanë udhëtuar shkupjanet, kanë dalë kurse të tjerët kanë mbetur këtu dhe do të kthehen shkupjanet. Shkojnë kush ku ka planifikuar ose prej nga kanë ardhur atje të verifikoj a i ka mbetur diçka në fshat.”

“Po u zbraz, kush ka mundur ka shkuar bile deri në Ohër ose në mal. Kush mundet do të shkoj! Ishim dy ditë në ‘Skopska Crnagora’ ishte e stërmbushur me njerëz që kanë dal për ajër të pastër ti kalojnë festat.”

Se shumë qytetarë tanë ishin jashtë shtetit vërehet edhe fluksi i shtuar në pikat kufitare. Përveç kufirit të Bllacës dhe Tabanocës, kolona të gjata janë shënuar sot në vendkalimet kufitar Dv. Bair dhe Qafë Thanë. Nga policia kufitare raportojnë se hyrje më të shumta në vend sot janë shënuar në pikën kufitare me Greqinë, atë të Evzoi-Bogorodica, ku shumë shtetas tanë kaluan fundjavën në atraksionet e fqinjit jugor. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Nëse doni veprim maksimal shërues, atëherë në këtë mënyrë duhet ta konsumoni hudhrën!?

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin

Taravari: për ASH-në mbetet prioritet lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit të së drejtës

Leave a Comment