April 13, 2021
Portali Shprehja

Filipçe: Gjatë muajit prill presim të nis vaksinimi masiv kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se në vend po vazhdon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë, ndërsa deri dje janë imunizuar 5300 punonjës, transmeton Alsat. Filipçe tha se deri në fillim të muajit prill pritet të arrijnë disa lloje të vaksinave kundër Covid-19 në vend.

“Deri në fund të këtij muaji, eventualisht në fillim të muajit tjetër presim të funksionojë COVAX sistemi, nga çka pritet të arrijnë rreth 100 mijë vaksina. Në këtë periudhë intenzivisht po bisedojmë edhe me përfaqësuesit e vaksinës kineze dhe vaksinës ruse, presim paralajmërimet e tyre, nuk kemi datë të saktë, por presim që të vijnë në javën e parë të muajit prill, me çka do të niste edhe vaksinimi masiv. Vazhdojnë bisedimet edhe me kompaninë Pfajzer”, tha mes tjerash ministri Filipçe.

.

Të Ngjajshme

Banorët e lagjes së Drenocit në Tetovë, blejnë ujë nga bashkëqytetarët e tyre

admin

“Droga”, DEA: Mbështesim likuidimin e organizatave në Maqedoni

admin

Punëtorët turistikë nga Ohri dhe Struga presin ndihmë urgjente nga shteti

admin

Leave a Comment