May 12, 2021
Portali Shprehja

Filipçe: Rekomandohet që tubimet fetare të organizohen në ambiente të hapura

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se udhëheqësit e bashkësive fetare janë zotuar për të siguruar shërbime që do të sigurojnë respektimin e protokolleve për parandalim të përhapjes së Covid-19, transmeton Alsat. Filipçe tha se rekomandohet që tubimet fetare të organizohen në ambiente të hapura.

“Në takimet me udhëheqësit e bashkësive fetare ata kanë marrë përgjegjësi që të sigurojnë shërbim për mbajtjen e rendit që do të angazhohet për zbatimin e protokolleve. Të organizohen në kushte të hapura. Para kishave, katedraleve ose xhamive. Besoj se është mirë që njerëzit të ndjenjë pak liri, por këtë e lejon gjendja epidemiologjike”, tha mes tjerash Filipçe.

.

Të Ngjajshme

Komitet për bashkëpunim ekonomik mes RMV-së dhe Greqisë

admin

Qytetarët: Veprimi i Artan Grubit, për pikë politike!

admin

Regjistrohen 16 viktima dhe 150 raste të reja me Covid-19

admin

Leave a Comment