Filipçe: Shqyrtohet ndalimi i transportit publik për të gjithë Shkupin

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se qeveria do të shqyrtoj mundësinë për ndalim të transportit publik në të gjithë Shkupin, fillimisht vetëm për gjatë vikendeve.

“Rreth Kumanovës, qeveria qysh mbrëmë ka ndaluar transportin publik brenda dhe jashtë Kumanovës, sepse epidemiologët kanë konstatuar se mund të jetë grup me potencial të rrezikshëm, duke marrë parasysh se njëri prej mjekëve të infektuar jeton në një lagje jashtë Kumanovës. Në të njejtën mënyrë mendojmë edhe për qytetin e Shkupit. Sipas propozimeve të Komisionit për Sëmundje ngjitëse, do të shqyrtohet mundësia për ndalimin e plotë të transportit publik gjatë vikendeve. Që nga e hëna do të kemi diskutim tjetër”, tha mes tjerash Filiçe.

.

Të ngjajshme

Njoftim i rëndësishëm për ata që kalojnë në “Rrugën e Kombit”

shprehja

Koronavirusi, Erdogan: Adhurimet t’i kryeni në shtëpi

shprehja

Dëshmitarja nga Gjermania: Alimi e Guri kanë marrë procesverbalet nga vendvotimi në Çair

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë