February 1, 2023
Portali Shprehja

Filloi faza e dytë e ndërtimit të kanalizimit në Straçincë, kryetari dhe ministri “zënkë” për afatin

Gazetare: Evi Shkopi

Në shekullin 21 banorët e Straçincës të Komunë së Gazi Babës i gëzohen fillimit të punimeve për ndërtimin e sistemit të kanalizimit. Gjatë përurimit të fazës së dytë realizuesi i projektit u tregua ambicioz duke thënë se ndërtimi i rrjetit prej 6 kilometrash do të përfundojë brenda 3 muajsh. Megjithatë Ministri i Ekologjisë, Naser Nuredini, ndërhyri për t’i përcjell mesazhin se realizuesi duhet të jetë “ më me këmbë në tokë” sa u përket ambicieve, sepse sipas tij një projekt i tillë s’ mund të realizohet për 3 muaj.

“Ne flasim për 6 kilometra, më saktë 6 mije e 100 metra. Për tre muaj do të jetë i përfunduar.
– Ta dini që premton sektori privat, nuk premtojmë ne. Ne presim që projekti të realizohet në kuadër të afatit të parashikuar dhe siç duhet, por jo brenda tre muajsh.
– Nuk të kam turpëruar dhe nuk të turpëroj. Kemi afat 6 muaj, por ne do ta përfundojmë për tre muaj.
Jo, nuk jam skeptik, unë jam realist.”

Kryetari i Gazi Babës, Boban Stevkovski, tha se vlera e projektit arrin deri në 30 milion denarë.

“Fazën e parë e ka financuar Komuna e Gazi Babës, ndërsa paratë për fazën e dytë i ka siguruar Ministria e Mjedisit Jetësor”, tha Boban Stefkovski- Kryetar i Gazi Babës.

Banorët i gëzohen projektit për kanalizimin, por vlerësojnë se institucionet së pari duhet të ishin kujdesur për t’u siguruar ujë për pijë.

“Më vite kemi problem me ujësjellësin dhe kanalizimin, rreth 40 vjet. Nuk e dimë, duhet të ketë afat, ka punë këtu shumë. Nuk mund të bëhet për dy a tre muaj, apo 4 deri 5 muaj”, theksoi një banor i fshatit Straçincë.

“Edhe nëse zgjat për disa muaj, ne kemi pritur 40 vjet, e nuk po presim disa muaj. Jemi të kënaqur që kjo punë po realizohet, ëndrra jone po realizohet. Por tani problem më i madh është uji. Duhej të bëhej së pari uji, pastaj kanalizimi”, tha një tjetër Banor i fshatit Straçincë. /Alsat.mk

.

Të Ngjajshme

Duel i futbollistëve shqiptarë në Kupën e Italisë

Kristian Eriksen, jashtë terrenit deri në muajin prill

Përvejtori i Goce Dellçevit, Spasovski: MPB-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e manifestimit

Leave a Comment