Sot në Rusi fillon gjyqi për shpifje kundër udhëheqësit të opozitës Aleksei Navalni, i cili u dënua më 2 shkurt me 32 muaj burg për shkeljen e një dënimi të mëparshëm me kusht ndërsa po merrte trajtim mjekësor në Gjermani pasi u helmua nga agjenti nervor Noviçok.
Gjykata do të trajtojë sot akuzën kundër Navalny për përhapjen e informacionit “fyes” kundër një veterani që mbështeti referendumin kushtetues, i cili rriti kompetencat e Presidentit Vladimir Putin.
Navalni mund të dënohet deri me pesë vjet burg për rastin.
Gjyqi i sotëm do të zhvillohet ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE Josep Borrell është në Moskë.
Borrell është planifikuar të takohet sot me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.