December 5, 2022
Portali Shprehja

Fillon të zbrazet “infermieria” bardhezi, Allegrit i mungojnë vetëm dy “senatorë”

Infermieria e Juventusit vazhdon të zbrazet. Pas rikthimeve të Chiesa, Bremer dhe Di Maria, ka më shumë lajme të mira për Max Allegri, i cili gjithashtu gjeti Leandro Paredes dhe Moise Kean në stërvitje, të martën.

Mesfushori argjentinas dhe sulmuesi axurr e kaluan të gjithë seancën me grupin dhe për këtë arsye do të jenë të disponueshëm për ndeshjen jashtë fushe të së enjtes në mbrëmje, në Verona. Megjithatë, po stërviten ende të ndarë Dusan Vlahovic dhe Weston McKennie, të cilët nuk ka gjasa të jenë në këtë ndeshje.

Paredes ka munguar që më 21 tetor për shkak të një problemi me kërdhokullën dhe vështirë se do të jetë në gjendje të startojë nga minuta e parë kundër “Hellas”, edhe sepse para dëmtimit kishte rrëshqitur në hierarkitë e trajnerit (aktivizimi i fundit si titullar më 11 tetor në Champions League, në udhëtimin katastrofik në Haifa).

Nga ana tjetër, Kean humbi vetëm dy ndeshjet e fundit (PSG dhe Inter) për shkak të inflamacionit të një plage të vjetër dhe nëse është gati, nuk mund të përjashtohet përdorimi i tij nga minuta e parë përkrah Milik, duke pasur parasysh mungesën e mundshme të Vlahovic dhe kushtet ende jo optimale të Chiesa dhe Di Maria.

.

Të Ngjajshme

JAPONIA GJEN GOLIN BEFASUES!!! VAR akordon, por legjenda gjermane kishte parashikuar gjithçka 1′ përpara… (PAMJET)

admin

Një Rolex një orë, dy avionë në muaj…; ja çfarë mund të blejë Ronaldo me rrogën te klubi i ri

admin

Shkallojnë fare serbët: Zvicra pagoi dy magjistare shqiptare për të na mundur, i pagoi nga 10 milionë dollarë…

admin

Leave a Comment