May 28, 2022
Portali Shprehja

FINALEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE!!! Liverpool kthehet pas 3 vitesh, tani pret City ose Real (GOLAT)

Liverpool kthehet ne finalen e Champions League dhe tani do te provoje te arrije 7 te tilla pasi ka vendosur rekordin me 6 Kupa Kampionesh te fituara, i fundit ne vitin 2019. Dy vjet pas asaj finale, skuadra e Klopp eshte serish ne finale dhe do te prese fituesin mes Real dhe City.

Pas një pjese të parë të luajtur në ritme të çmendura, Villareal është dorëzuar në pjesën e dytë përballë Liverpool që ka dalë në lojën e tij dhe ka shtyrë fort duke përmbysur sfidën nga 2-0 në 2-3.

Tact Watches

Skuadra e Jurgen Klopp u befasua në pjesën e parë dhe se priste që djemtë e Emery e kishin përgatitur në sulm, aq sa pas 3 minutash të kuqtë e gjetën veten në disavantazh pas golit të Dia.

Por, Villareal do të gjente edhe golin e dytë me anë të Coquelin me një aksion të bukur dhe duke shtangur Klopp & Co. Spanjollët e mbyllën pjesën e parë në sulm, të shtyrë edhe nga euforia e jashtëzakonshme e publikut që këndonte gjithë kohës.

Në pjesën e dytë, në harkun kohor të 5 minutave, ëndrra e madhe e “nëndetëses së verdhë” do të merrte fund kur fillimisht Fabinho dhe më pas Luis Diaz do të firmosnin dy golat e 2-2. Liverpool bëhet padron i fushës dhe menaxhon me qetësi, Villareal nis të dorëzohet.

Aq sa portieri Rulli bën një gafë dhe i jep kohën Mane që ta driblojë dhe shënojë golin e 2-3. Në fund, Capoue do të marrë kartonin e kuq dhe do të vulosë këtë eliminim që gjithësesi mbetet me nder nga skuadra e Emery, në letër shumë më pak e fortë se një skuadër e ndërtuar për triumfe dhe që po garon në 4 kompeticione si Champions, Premier, FA Cup dhe League Cup.

NDESHJA DHE GOLAT

GOLI I MANE: Pefiton nga dalja e pasigurte e Rulli dhe pasi driblon portierin shenon me lehtesi me pas golin e 2-3. Nje dalje aventureske e portierit argjentinas qe la porten  e tij gati ne mesfushe…

VIDEO

GOLI I DIAZ: Liverpool shenon edhe te dytin direkt pas golit te pare. Eshte Arnold ai qe jep krosimin perfekt dhe Diaz i shpeton mbulimit te kundershtarit duke goditur me koke dhe shenuar.

VIDEO

GOLI I FABINHOS: Mesfushori mer nje top ne krah i lire dhe leshon nje goditje diagonale. Portieri Rulli harron te mbylle kembet dhe topi kalon mes shaleve duke perfunduar ne rrjete. Reagim i Reds.

VIDEO

GOLI I COQUELIN: Pau Torres kroson gjatë Capoué, i cili vepron pas Robertson: ish-lojtari i Tottenham kroson në qendër për Coquelin, i cili i merr kohën Alexander-Arnold dhe shenon2-0 që vendos kualifikimin në ekuilibër!

VIDEO

GOLI I DIA: Çfarë veprimi i mrekullueshëm nga skuadra e Emery! Zotërim i gjatë për spanjollët, të cilët sulmojnë nga e djathta, por nuk arrijnë të depërtojnë. Topi rrëshqet në të majtë, ku Estupinan kroson për Capoué, në hyrjen në zonë, por i paaftë për të goditur. Topi mbetet në buzë të zonës së vogël ku Dia depoziton në rrjetë:

Stadiumi ne feste, per djemte e Emery ka nisur me gol sfida. Kujtojme qe ne ndeshjen e vajtjes Villareal ka humbur 2-0. Atmosferë fantastike në Vila-Real dhe koreografi e shkëlqyer e brohoritjeve spanjolle, e shfaqur pikërisht në momentin e himnit të Champions League. “Endavant”, thotë stadiumi, që në gjuhen katalane do të thotë “përpara”!

VIDEO

.

Të Ngjajshme

Zbardhet fjalimi motivues i Ancelottit te Real Madridi para finales së Champions-it

admin

Pasi e përdori për t’u zgjedhur president, e flaku. Tani e quan skllav të parave, Messit i ikën truri nga Laporta: Qepe gojën!

admin

Finalja e 19 viteve më parë… Milan-Juventus dhe “festivali” i gabimeve nga pika e bardhë (pamjet)

admin

Leave a Comment