25.2 C
Skopje
June 18, 2019
Informacione Vendi

Financimi i OJQ-ve nga Qeveria, dilema rreth pavarësisë

Tact

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon të japë më shumë para për financimin e Organizatave joqeveritare. Momentalisht në qarkullimin vjetor në total prej 150 milion eurosh në sektorin qytetar, pushteti kontribuon vetëm me 5 milion euro. Synimi është që kjo shumë deri në vitin 2022 të arrijë në 30 milion euro. Për atë se nga do t’i marrë pushteti këto para, që planifikon t’i ndajë për OJQ-të, përgjigje fikse nuk ka as kryeministri Zaev, pasi modeli konkret do të përpilohet deri në shtator. Por, i pari i Qeverisë ka në mendje disa sektorë ku ka qarkullim të shumave të mëdha, një pjesë e të cilave mund të riorientohet për tek OJQ-të si: transparenca më e madhe, si rezultat kursim më i mirë i parasë, ligji për kanabisin ku 10 % të qarkullimit do të arkëtohet në buxhet, dhe lojërat e fatit.

Unë disa herë them se ne gjatë vitit 2018 kemi kursyer më rreth 100 milion euro falë transparencës. Modeli i dytë me lojërat e fatit dhe implementimi i modeleve europiane. Dikush me tha se më shumë se 1 miliard euro është biznesi I qarkullimit në vendin tonë vetëm nga lojërat e fatit”.- tha Zoran Zaev- kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Por kjo ka ngjallur dilema se sa OJQ-të do të mbeten të pavarura dhe do të kenë rol efektiv dhe zë kritikues kur paratë do t’ua japë pushteti. Arianit Xhaferi, nga ”ECO GUERRILA” thotë se vendi ynë nuk është i gatshëm për një model të tillë, sepse demokracia nuk është aq e zhvilluar. Sipas tij, iniciativë të ngjashme ka pasur edhe gjatë regjimit të kaluar, por OJQ-të e patën refuzuar.

Nuk e di nëse Maqedonia e Veriut ka zhvilluar aq shumë demokraci sa që shteti t’i financojë Organizatat Jo Qeveritare. Janë jo qeveritare për një arsye, domethënë që duhet të jenë të pavarura. Një mekanizëm që do të mundësonte financimin e OJQ nga qeveria, mund të keqpërdoret, domethënë të përdoret si mekanizëm kontrrollues i Qeverisë, ndaj organizatave. – theksoi Arianit Xhaferi- ECO GUERRILA

Dragi Zmijanac, nga Ambasada për fëmijë “Megjashi”, thotë se buxheti mbushet nga qytetarët dhe më të qeveria thjesht menaxhon, andaj sipas tij, nuk është në rregull që vendi ynë rradhitet i fundit në listë sa i takon buxhetit që u ndahet OJQ-ve. Megjithatë ai shton, se buxheti duhet të ndahet në bazë të punës dhe rezultateve që kanë dhënë secila prej tyre.

Si pret Qeveria që të kemi sektor qytetarë kritik, mbështetës dhe përmirësues i cili do të jetë kujdestar i ndërgjegjes së qytetarëve dhe që do të artikulojë nevojat e qytetarëve nëse nuk ka mbështetje institucionale, për mbështetjen e organizatave qytetarë të cilat me të vërtetë janë të zëshëm. Buxhetin e mbushin qytetarët dhe mendoj se nuk është në rregull që të radhitemi në fund të listës në krahasim me fqinjët, në aspektin e investimit të një sektori të pavarur, e cila nuk do të varet nga fondet e huaja”- u shpreh Dragi Zmijanac- MEGJASHI

Jonut Sibian nga Rumanija dhe Boris Koprivnikar nga Sllovenija, sollën shembuj nga vendet e tyre për modelet e financimit të sektorit qytetarë. Organizatat Qytetare në Slloveni kishin një qarkullim vjetor prej rreth 900 milion euro, shumë në të cilën shteti merrte pjesë me 300 milion euro. E llogaritur ndryshe, rreth 91 euro për kokë banori, për dallim nga Maqedonia ku për kokë banori ky kontribut është 2,24 euro./Alsat-M

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

PSP po humb besimin

shprehja

Dëshmitari: Si ishte përgjuar mbi 20 mijë veta në Maqedoninë e Veriut, tre personat që kishin qasje

shprehja

Përfundon gjyqi për vrasjen e Almirit, të premten vendimi

shprehja