December 2, 2020
Portali Shprehja

Fitoi ndeshjen e parë, Koeman i prerë: Do ndryshojmë skemë!

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, foli pas fitores së ekipit të tij në ndeshjen miqësore kundër Nastic me rezultatin 3-1. Ndeshja e parë në krye të stolit për holandezin që ka ardhur me ide të qarta për të ndryshuar mënyrën se si luan ekipi katalanas.

“Kishte momente të mira, me intensitet të lartë, por ishim pak më mirë në pjesën e dytë. E di se ka disa ndryshime në sistemin e lojës, ndryshe nga vitet e tjera, por lojtarët mund të luajnë kështu, pasi kemi mesfushorë të mirë për të kontrolluar rrezikun në pjesë të ndryshme të fushës.

“Kemi patur vetëm 4 javë fazë përgatitore, jo 6 si zakonisht. Tani aspekti fizik është i rëndësishëm, por në dy javët e ardhshme e kemi të nevojshme që të punojmë dhe në aspektin taktik”, – trajneri i ri i Barcelonës ka shkuar me qëllime të qarta në Spanjë.

.

Të Ngjajshme

Lukaku e pranon: Jam i zemëruar, ishim me fat në fund! Ja pse bëja gjeste ndaj ekipit sidomos 45′ e para

admin

Klopp, i papërmbajtshëm: Fitorja më e jashtëzakonshme. Ai ishte fantastik

admin

“Jemi gjallë, kjo ka rëndësi tani”, Conte lumturohet pas fitores dhe i jep merita Gladbahut

admin

Leave a Comment