October 21, 2021
Portali Shprehja

Fitojnë Perez, Angelli dhe Laporta! Ceferin tërhiqet për momentin dhe mbyll procedimin zyrtarisht

Nuk kishte dyshime, por duhej thjesht zyrtarizimi, që ka ardhur sonte me një vendim të prerë – për momentin!

UEFA ka mbyllur dosjen “Super League”, duke hequr dorë nga çdo procedim disiplinor kundër Real Madrid, Barcelona dhe Juventus, tre klubet që ideuan projektin që do të ndryshonte futbollin Europian.

Pas dështimit të projektit Super League në pranverë të këtij viti, UEFA gjobiti klubet që u tërhoqën dhe hapi procedim për 3 klubet rebele.

Procedimi dhe dënimi i pritshëm u pezulluan në qershor, ndërsa sot ka ardhur edhe vendimi i bujshëm: Trupa e Apelit në UEFA e deklaron të mbyllur çështjen, pa marrë asnjë masë disiplinore.

Gjithashtu, gjobat për klubet e tjerë janë pezulluar dhe nuk do të ekzekutohen.

Ky vendim i UEFA-s vjen pasi një gjykatë në Madrid urdhëroi pezullimin e procedimit disiplinor dhe çështja i ka kaluar Gjykatës Europiane të Drejtësisë në Luksemburg.

.

Të Ngjajshme

LAJMI I FUNDIT | Skandali “sex-tape” me Valbuena, prokurori burgos Karim Benzema

admin

Dy lajme negative, një pozitiv dhe “rebusi” Ibrahimovic te Milani i Piolit!

admin

E paprecedentë! Presidenti i klubit të Bundesligës dhunohet nga tifozët kundërshtarë

admin

Leave a Comment