October 2, 2022
Portali Shprehja

Fitore dhe show nga Lewandowski, Xavi: “Robert nuk ngopet, por nuk e shoh thjesht te golat. Megjithatë sonte diçka më bezdisi”

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández, pas fitores se thelle 5-1 ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Kampionëve, komentoi paraqitjen e te tijeve dhe e nisi me tri golat e Lewandowskit. “Hat-trick i Lewandowskit? Roberti është i tillë, i pangopshëm.

Jam i kënaqur me mënyrën se si stërvitet, si i ndihmon shokët e tij. Ai është i përulur, ai udhëheq të tjerët dhe bën një punë të shkëlqyer në presing. Nuk është vetëm të shënosh tre gola qe te jesh lojtar i mire”.

Më pas ai u ndal në shfaqjen e ofruar sonte në Camp Nou nga Dembélé: “Ai është i lumtur, ai argëtohet. Ai është një lojtar që bën diferencën, ai asiston dhe shënon. Eshtë një shigjetë në krahun e djathtë. Megjithatë unë mundem themi se ishim dominues, shumë mirë ne pozitat një kundër një”.

“Grupi eshte ende ne fillim dhe ndeshje te tjera na presim, por tani duhet te pergatitemi per sfiden e kampionatit dhe pastaj do te jete koha serish per Champions. Jam i kenaqur edhe per golin e Kessie, sepse ka punuar shume”. Këto janë fjalët e trajnerit spanjoll të mbledhura nga Sport.es.

“Më shqetëson goli që pranuam. Ne ishim superiorë dhe rezultati e tregon këtë”, ka thënë Xavi përmes Movistar. Ne pranuam një gol për shkak të gabimit tonë. Ne duhet t’i përmirësojmë këto gabime,” shtoi ai.

.

Të Ngjajshme

Juve e ka të ndaluar të gabojë më. Allegri i beson 3-5-2, me Vlahovic-Milik në majë

admin

Çështja Coutinho: Liverpool ka arkëtuar 160 mln eurot, por Barça duhet të përfundojë ende së paguari për të…

admin

I mallkuar nga dëmtimet! PSG “ia mori” Milanit nga duart, por sot ndeshja i zgjati 15′ pasi kthehej nga disa javë jashtë

admin

Leave a Comment