May 20, 2022
Portali Shprehja

Fituesi i Eurovisionit: Do të kthehemi për të luftuar në Ukrainë

Grupi “Kalush Orkestra” nga Ukraina, që fitoi në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, ka deklaruar se duhet të kthehet në Ukrainë, duke u shprehur të gatshëm edhe të luftojnë, raportoi të dielën “Al Jazeera”.

Tact Watches

Duke thënë se nuk dihet se çfarë i pret në të ardhmen, ky grup ka njoftuar se kthimi i tij do të ndodhë brenda dy ditësh.

“Është e vështirë të thuash se çfarë do të bëjmë saktësisht sepse kjo është hera e parë që fitojmë Eurovisionin, por gjithsesi si çdo ukrainas ne jemi gati të luftojmë sa më shumë që të mundemi dhe të shkojmë deri në fund”, kanë thënë përfaqësuesit e këtij grupi.

Unioni Evropian i Transmetuesve që organizon këtë festival, ka deklaruar se nuk do të ndërmerret asnjë masë kundër grupit për përdorimin e skenës për të bërë të tilla deklarata.

“Ne i kuptojmë ndjenjat e thella rreth Ukrainës në këtë moment dhe besojmë se komentet e Orkestrës Kalush dhe artistëve të tjerë që shprehin mbështetjen për popullin ukrainas kanë natyrë humanitare dhe jo politike”, tha EBU.

“Kalush Orkestra” ka fituar “Eurovisionin” e sivjetmë në Turin të Italisë të dielën e 14 majit, duke marrë një mbështetje të fortë popullore për kombin që po përballet me luftën e ashpër të Rusisë brenda Ukrainës.

Kënga fituese, Stefania, e kënduar në gjuhën ukrainase, shkriu repin me muzikën tradicionale popullore dhe ishte një homazh për nënën e frontmenit të grupit, Oleh Psiuk.

.

Të Ngjajshme

Qeveria ka përcaktuar ribalancin e buxhetit për vitin 2022

Mariçiq: Opozita të përfshihet në kërkimin e zgjidhjeve të krizave, të mos dëmtojë me bllokada dhe kërkesa për zgjedhje

Komunikacioni në rrugën Shkup – Bllacë është normalizuar

admin

Leave a Comment