September 29, 2020
Portali Shprehja

Fjala e parë që e ka folur Isai (alejhi selam) në djep…!

Fjala e parë që e ka folur Isai alejhi selam në djep ka qenë: “Unë jam Abdullah, rob i Allahut.Isai alejhi selam(Jezusi):“Unë jam rob i Allahut…” Thotë Allahu në Kuran: “Dhe trego (o Muhamed) në Libër për Merjemen, kur u tërhoq nga familja e saj në një vend në lindje, duke e fshehur veten nga ata. Ne i dërguam Shpirtin Tonë (Xhibrili), i cili iu paraqit asaj si një njeri i plotë. Ajo i tha: ‘Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.’

Ai tha: ‘Në të vërtetë, unë jam vetëm një i dërguar i Zotit tënd, që të të dhuroj ty një djalë të pastër.’ Ajo tha:‘Si mund të kem unë djalë, kur asnjë mashkull nuk më ka prekur e nuk jam as e pacipë?!’ Iu përgjigj: ‘Kështu është!Zoti yt ka thënë: ‘Kjo për Mua është e lehtë. Ne do ta bëjmë atë (Isain) shenjë për njerëzit dhe mëshirë nga ana Jonë’. Dhe kjo është punë e kryer.’ Ajo mbeti me barrë e u tërhoq me të në një vend të largët.

Dhembjet e lindjes e detyruan atë që të shkonte te trungu i një hurme.Ajo tha:‘Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!’ Një zë e thirri nga poshtë: ‘Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta! Ha, pi dhe qetësohu.

.

Të Ngjajshme

Profeti (alejhi selam) thotë:“Unë jam dërguar dhe Ora e Kijametit është larg meje aq sa…

admin

Pse namazi është më i mirë se gjumi !?

admin

Kur’ani e përmend dëgjimin para shikimit a e dini PSE ? Ja zbulimi fenomenal shkencor !

admin

Leave a Comment