September 29, 2022
Portali Shprehja

Fjolla Morina me urim prekës për ditëlindjen e vajzës: Nuk ishte e let për mua të qenurit Baba e Nanë…

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka bërë një urim të veçantë në shtatë vjetorin e lindjes së vajzës së saj, Alyah.

Ajo publikoi në Instagram disa fotografi të realizuara pak kohë pas sjelljes në jetë të vajzës shtatë vjet më parë.

Në setin e plotë të fotografive, nuk munguan edhe imazhet kur Morina ishte në shtatzëninë e saj të dytë.

Teksa ka treguar anën emocionale, Fjolla nuk i ka kursyer fjalët më të mira për të voglën e saj në urimin publik që i ka bërë për ditëlindje.

Mes të tjerash, këngëtarja e hitit “Fb” shkruan se pa asnjë kush nuk u pajtua që të mos e sillte në jetë vajzën, dhe se të njëjtës i uron që një ditë të bëhet si nëna e saj.

“Alayah, urime ditëlindja e shtatë evlad, të uroj ta kesh shëndetin, të priftë e mbara gjatë gjithë jetës. Beba e vogël, të do mami shumë – Zoti të bekoftë evlad. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humbë atë që Zoti deshi të ma dhurojë. U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nënë, frymë dhe forcë, dhimbje, ilaç, lot e dashuri e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si unë”, ka shkruar këngëtarja.

Fjolla përndryshe është nënë edhe e një vajze më të madhe të quajtur Lediana, e cila vjen nga martesa e saj e parë.


Të Ngjajshme

Masazhi i këmbëve para gjumit mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të zakonshme të menopauzës, zbulon studimi

Aurela Gaçe ngec në Amerikë pasi vendin e goditi një uragan i fuqishëm

Më thuaj cila është shenja jote e horoskopit, të të them cilën ditë të javës ke më shumë fat

Leave a Comment