Flamuri i Kosovës vendoset në komunën e Leposaviqit May 27, 2023 Pak minuta pasi ka hyrë kryetari i ri i Leposaviqit në objekt të komunës, aty është vendosur flamuri i Kosovës. Në pamjet që po raporton nga vendi i ngjarjes, shihet duke u vendosur flamuri nga kryetari i ri. Lulzim Hetemi, që tash është kryetar i kësaj komune, ka hyrë në objektin komunal pas tensioneve. Policia e Kosovës arriti të shpërndajë turmën dhe të mundësojë futjen e kryetarit Hetemi në komunë. Pak minuta para hyrjes së tij, pranë objektit të komunës janë dëgjuar të shtëna me kallashnikov. .