November 29, 2021
Portali Shprehja

Flamuri në gjysmështizë në kufirin Deve Bair

Maqedonia e Verit edhe sot në ditë zie kombëtare, pas tragjedisë në Bullgari, ku zyrtarisht jetën kanë humbur 44 ushtëtarë të autobusit nga Shkupi. Ne pikën kufitare “Deve Bair” flamuri ende është në gjysmështizë! Në këtë pikë kufitare autobusi i aksidentuar nuk ishte evidentuar gjatë hyrjes nga RMV-ja në Bullgari, si rrjedhojë Dogana mbrëmjen e djeshme vendosi që të suspendojë nga puna dy doganierë. Autoritetet tashmë kanë suspenduar lejen e punës për kompaninë transportuese nga Shkupi “Besa Trans”, për të cilën Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka konstatuar se nuk ka pasur leje për qarkullim për autobusin në fjalë, gjegjësisht për autobusin e aksidentuar.

Të Ngjajshme

Bora mbulon Kodrën e Diellit, bllokohen disa makina

admin

Ndalohet hyrja në Izrael për 14 ditët e ardhshme

admin

Rrëshqitje dheu në rrugën Kërçovë-Manastir

admin

Leave a Comment