June 27, 2022
Portali Shprehja

Florentino Perez që nuk keni njohur, ua zbulojmë përmes “pyetësorit të Prustit”

Kupa e 14-të Evropiane/Liga e Kampionëve e fituar në Paris kundër Liverpool-it më 28 maj ishte një nga temat e prekura nga Florentino Perez gjatë transmetimit spanjoll ‘El Chiringuito’, ku iu përgjigj edhe disa pyetjeve “rrufe”, të cilat zbulojnë detaje që me siguri nuk i keni ditur mbi presidentin e Real Madridit. Njëlloj “pyetësori Prusti”, që zbulon përmasa të tjera njerëzore të kreut të klubit të futbollit më të madh në botë.

Gjëja e parë që bëni në mëngjes?
Shkoj në banjë dhe rruhem.

Tact Watches

Sa orë fle?
Gjashtë ose shtatë orë.

A vishni xhinse?
E kam bërë kohë më parë…

Sa kostume keni?
Shumë, por të njëjtë.

Çfarë muzike dëgjoni?
Nuk kam kohë të dëgjoj muzikë për momentin. Punoj gjithë orët e ditës.

Filmi juaj i preferuar?
Histori dashurie.

Hera e fundit që keni vozitur makinën?
Çdo ditë dua, në fundjavë shkoj për të ngrënë me familjen time, me makinën time.

Ju mungon të qenit një person anonim?
Unë nuk dal në rrugë.

A keni luajtur futboll?
Po, në rolin e Modric.

Idhulli juaj i fëmijërisë?
Di Stéfano

Gjëja e fundit që keni gatuar?
Një vezë e skuqur, por shumë vite më parë.

Një lojtar që nuk keni mundur të nënshkruani me të?
Me të gjithë ato që kam dashur, kam nënshkruar (injoron rastin e Mbappe).

Sa lojtarë ju ofrohen?
Gazetat janë plot me lajme të gjeneruara nga përfaqësuesit e lojtarëve.

José Ángel Sánchez…
Ai është ekzekutivi më i mirë i futbollit që kam parë në jetën time. I talentuar për të drejtuar një klub futbolli.

Kafe me Tebas, Ceferin apo Rubiales?
Me të tre, nuk mbaj inate me askënd.

A do donit të ishit kryeministër?
Jo

Politikani më i mirë që ke takuar ndonjëherë?
Unë jam shumë i dhënë pas të gjithë atyre që kanë qenë president. Anoj pak nga Adolfo Suarez.

Ç’do bësh kur të mos jesh më president i Real Madridit?
Do të doja të isha në një fondacion, ose OJQ.

.

Të Ngjajshme

Norvegji | Portieri realizon eurogol me roveshatë! (Pamjet)

admin

ZYRTARE | Arsenali bën super transferimin. Detajet dhe motivi pse Arteta këmbënguli

admin

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Leave a Comment